
DRTK Tirane - Trashegimia Kulturore





Banesa ngrihet në afërsi të qendrës së qytetit të Krujës. Ajo është në zhvillim përpendikular. Gjatë kohës, ndërtimi ka pësuar ndryshime. Fillimisht banesa është konceptuar sipas një programi mjaft të thjeshtë, dy ambiente njëri mbi tjetrin, poshtë ahuri, nëpërmjet të cilit me anë të një palë shkallëve të brendshme ngjitesh në ambientin e ndenjjes. Në këtë dhomë gjejmë mafilin të punuar në dru, oxhakun, si dhe qoshkun, i cili del si volum më vete në formë erkeri. Mbas kësaj dhome duke shfrytëzuar pjerrësinë e terrenit është ndërtuar një ambient banimi, që është shtuar më vonë si domosdoshmëri e zgjerimit për banim. Në një fazë të dytë dhe ahuri është përshtatur për banim duke ngritur disa mure të lehtë. Mendojmë se banesa është ndërtuar nga mesi i shekullit XIX-të, ndërsa fazat e mëvonshme i përkasin fillimit të shekullit të XX-të. Monumenti është restauruar në vitin 1971 duke e ruajtur skemën kompozicionale.
Klasifikimi
Arkitekture
Pronësia
Private
Përdorimi aktual
Private
Përdorimi fillestar
Private
Bëhu i pari që lë një vlerësim për këtë monument!
Duke ngarkuar hartën...
Udhëzime për te monumenti
Vendndodhja
KRUJË
Kategoria e Mbrojtjes
E lartë