Banesa gjendet në pjesën e poshtme të kodrës ku ngrihet kalaja. Planimetria e saj është katrore, me zhvillim në lartësi saqë mund të emërtohet tip kullë, pasi përbëhet vetëm nga tre ambjente të vendosur njëri mbi tjetrin. Në pjesën e mbrapme të banesës në të dy katet, gjejmë një volum të shtuar në një fazë të dytë, që për katet e banuara shërben si ambjent sanitar. Mendojmë se është ndërtuar nga fundi i shekullit të XIX-të. Punimet e restaurimit kanë rikonstruktuar erkerin si dhe kanë konsoliduar muraturën duke ruajtur sistemin konstruktiv ekzistues.
Klasifikimi
Arkitekture
Pronësia
Private
Përdorimi aktual
Private
Përdorimi fillestar
Private
Bëhu i pari që lë një vlerësim për këtë monument!
Duke ngarkuar hartën...
Udhëzime për te monumenti
Vendndodhja
KRUJË
Kategoria e Mbrojtjes
E lartë