
DRTK Tirane - Trashegimia Kulturore




Përshkrimi
Konfiguracioni i banesës katërkëndësh dhe catija është katërujëshe. Bërthama përbëhet nga shtëpia e zjarrit e cila në qendër ka vatrën . Rreth këtij ambjenti zhvillohej gjithë hapsira e shtëpisë. Shtëpia e zjarrit nuk kishte tavan dhe tymi kalonte nëpërmjet tjegullave ndërsa ndriçimi bëhej nga baxho të mëdha nëçati, dyshemeja ishte e thjeshtë, me dhe’ të ngjeshur. Banesa është e pajisur me hajat i cili përdorej përpërpunimin e produkteve bujqësore. Një element i ri që i shtohet banesës ështëçardaku. Ky ambjent ndërtohet mbi hajatin në faqen e majtë të shtëpisë së zjarrit. Çardaku përbën një sipërfaqe banimi rezervë në të cilën , sipas nevojës ndërtohen ambjente banimi, në këtë rast është shtuar një dhomë pritje nëçardak dhe një banimi në hajat. Të gjithë ambjentet e banesës komunikojnë me njëra-tjetrën me anë të shkallëve të brendshme.
Të dhëna për monumentin
Klasifikimi
Arkitekturë
Pronësia
Private
Përdorimi aktual
Banesë
Përdorimi fillestar
Banesë
Vlerësimet e Vizitorëve
Nuk ka vlerësime ende
Bëhu i pari që lë një vlerësim për këtë monument!
Vendndodhja
Duke ngarkuar hartën...
Udhëzime për te monumenti
Informacion i Shpejtë
Vendndodhja
Tiranë
Adresa
Sheshi Avni Rustemi Nr.72
Kategoria e Mbrojtjes
E lartë
Kodi i arkivit
1782 (IMK)